Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjmë

E publikuar: 21/12/2024 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjë për ta.

Në një video në Facebook,ai tha se kjo kategori dha gjithçka për vendin.

“Për më tepër, do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat dhe do të garantoj që familjet e dëshmorëve të ruajnë të drejtën për pensionin e moshës”.

“Ma mirë për Kosovën, ma mirë për krejt qytetarët!”, ka thënë Hamza.