Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë vullnet për luftëra të reja (Video)

27.04.2015 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë vullnet për luftëra të reja (Video)

Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit dhe nuk kanë vullnet për ridefinim kufijsh pasi kjo u ishte ofruar më 2001.

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, thotë se shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe jo për destabilizim të vendit.

“Apeloj te të gjithë ata njerëz qofshin të manipuluar, në mungesë informacioni se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit. Ne kemi nevojë për zbatim të tërësishëm të marrëveshjes së Ohrit që e dimë që akoma ka gjëra të pazbatueshme sidomos në drejtim të miratim të një ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel qendror mirëpo gjithësecili”, tha Ahmeti për televizionin publik.

Tha se sot janë kohëra të ndryshme, dhe nuk ka vullnet për ridefinim të kufijve.

“Nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për luftëra të reja, për konflikte të reja, nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për ndarje apo konfiguracione apo vendosje, ridefinim kufijsh, sepse një gjë të tillë në vitin 2001 na është ofruar ndarja e Republikës së Maqedonisë por ajo ndarje është në dëm të shqiptarëve po pse të mos them edhe në dëm të bashkëqytetarëve tanë maqedonas sepse duhet dëbime, duhet shpërngulje të ndryshme të bëhen, nuk ka vija demarkacioni ku të vendosësh kufij dhe sot jemi në kohëra krejtësisht të ndryshme”, tha Ahmeti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare