Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka aplikuar ashpër ndaj kryeministrit Rama në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi i është drejtuar Ramës, duke i thënë se tradita shqiptare, e kërkon që vëllain ta këshillosh në shtëpi, pa u dëgjuar jashtë. Në të kundërt, theksoi Bardhi, në publik, këshilla e lëndon vëllain, ia dobëson pozitën në arenën ndërkombëtare dhe është thikë pas shpine ndaj tij e ndaj Kosovës.
“Mund te flisja gjate për atë se çfarë ka ndodhur ne Shqipëri gjate 10 viteve te fundit, por ky nuk është as vendi dhe as rasti. Ne kemi një traditë që vëllait nuk ia them as kritikën e as këshillën në publik, por ia themi kur jemi vetëm e me zë të ulët që mos të dëgjohet jashtë. Sepse kur kritika a këshilla i thuhet vëllait publikisht, kjo e lëndon atë, ia dobëson pozitën në arenën ndërkombëtare dhe është thikë pas shpine vëllait tonë, Kosovës,” tha Bardhi.
“Tradita e shqiptarit e do që në shtëpinë e vëllait, motrës, mikut, ku ne jemi sot te gjithë të sillesh me nderim e respekt e mos ta përdorësh për të larë hesapet me të ftuarit e tjerë. Unë nuk kam dëshirë ta prish këtë tradite fisnike te popullit tone, edhe pse një prej parafolësve të mi u përpoq ta transferonte debatin tone të brendshëm politik ne këtë sallë të nderuar”, shtoi Bardhi.