Publikohet biseda që dëshmon lidhjet e djalit të Vuçiqit me grupin kriminal famëkeq serb, përmenden Radoiçiq e Veselinoviq

E publikuar: 20/12/2024 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portali malazez “Vijesti” publikon detaje nga një chat grupor në aplikacionin dikur të mbrojtur “Sky” në mes anëtarëve të grupit kriminal në Serbi të quajtur “Skaljarët”. Ata fjasin për presidentin serb Vuçiq dhe miqësinë e mirë me djalin e tij Danilon. Anëtarët përmendin edhe disa punë që qeveria serbe ia ka besuar Milan Radoiciqit e Zvonko Veselinoviqit.

Një bisedë e re e publikuar nga Vijesti, tregon për afërsinë që djali i presidentit serb kishte me klanin famëkeq serb ‘Skaliarët”.

Kjo bisedë e zhvilluar në në aplikacionin dikur të mbrojtur Sky, dëshmon se anëtari kryesot i këtij grupi, krimineli i akuzuar serb Veljko Belivuk ishte mik shumë i mirë prej shtatë vitesh me Danilo Vuçiqin, djalin e presidentit të cilin ai e quan “Danilon e vogël”.

Krimineli Belivuk ka pohuar në fund të majit 2020 se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i persekuton grupin famëkeq serb ‘Skaljarët’ sepse, siç pretendonte ai, njëri ndër kriminelët më të rrezikshëm në Ballkan, Filip Koraq, ka dashur ta vriste, por edhe se autoritetet kompetente të Serbisë kishin shkruar një raport se edhe djali i Vuçiqit, Danilo kërcënohet nga ato grupe kriminale.

““Danilon e vogël” njihen që shtatë vite dhe se “i vogli Danilo e do shumë” dhe se kanë kontakte të mira përmes tij”, shkruan Vijesti.

Ai e shkroi këtë në një bisedë grupore në aplikacionin dikur të mbrojtur Sky, duke iu përgjigjur njërit prej liderëve të klanit ‘Kavac’, Milan Vujotiq, i cili ishte i interesuar nëse Vuçiq ishte në luftë me ministrin e atëhershëm të Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç.

Lideri i grupit Vujotiq, i cili në atë kohë shkruante me pseudonimin Amico më pas gjatë kësaj bisede kalon në tregimin për Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin duke pohuar se atyre tashmë qeveria serbe ia ka besuar disa punë, duke mos treguar se cilat punë.

“Ai dhe Milan Radojiçiq janë erë e keqe, ne kemi marrëdhënie të këqija me ta, mashtruesit dhe gënjeshtarët janë mbushur me punë në korridor, por as ata nuk janë në gjendje më të mirë”, vazhdon biseda në grup.