Rashiq abstenon, s’ia përkrah Kurtit themelimin e muzeut për gjenocid

E publikuar: 18/12/2024 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka abstenuar sa i përket themelimit të muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri, muze ky që do të ndërtohet nga Ministria e Kulturës.

Kurti në mbledhje të Qeverisë e ka paraqitur këtë si pikë të parë të rendit të ditës.

“Kemi shqyrtimin e propozim vendimit për themelimin e muzeut të gjenocidit dhe përpjekjes për liri”, ka thënë Kurti në mbledhje.

Pasi ministri Hajrullah Çeku e ka prezantuar projektin, Kurti e ka hedhur çështjen për votim.