Thaçi: Marrëveshja e Ohrit, korniza më e mirë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

27.04.2015 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sot priti në një takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni (BDI), Ali Ahmeti.

Zëvendëskryeministri Thaçi dhe kryetari Ahmeti kanë biseduar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, për organizmin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe për gjendjen e sigurisë. Thaçi tha se e çmon rolin dhe kontributin e Ahmetit për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe maturinë e dëshmuar të komunitetit të atjeshëm shqiptar, kurse për mbledhjen e qeverive të dy shteteve, tha se ajo do t’i konfirmojë standardet e përbashkëta për fqinjësi të mirë.

“Fakti që Kosova dhe Maqedonia të parat e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre është edhe një dëshmi për raportet e mira ndërshtetërore. Republika e Kosovës e mbështet perspektivën euroatlantike të një Maqedonie, e cila do të përkushtohet për jetësimin e plotë të Marrëveshjes paqësore të Ohrit”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.

Në anën tjetër, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se ndanë mendimin me zëvendëskryeministrin Thaçi se Kosova e Maqedonia kanë projekte të rëndësishme zhvillimore para tyre dhe e çmon mbështetjen e zëvendëskryeministrit Thaçi në nivelet më të larta evropiane në Bruksel për jetësimin e projektit infrastrukturor “Korridori 8”.

“Mbështes fuqishëm politikat, nismat dhe dialogun në raport me anëtarësimin e Kosovës në OKB, por edhe dialogun me Serbinë që do të shërbejë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, theksoi Ahmeti.

E për zhvillimet e fundit pas sulmit në Gushincë, Ahmeti tha se askush nga komuniteti dhe krerët politikë shqiptarë nuk i mbështetë veprimtaritë e dhunshme në Maqedoni. “Shqiptarët janë pjesë e zgjidhjes së problemeve në vend dhe kërkojnë jetësimin dhe materializimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke gëzuar kështu barazi të plotë me bashkëqytetarët e tyre maqedonas”, shtoi Ahmeti.

Zëvendëskryeministri Thaçi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, thanë se Kosova dhe Maqedonia mbështesin integrimet euroatlantike dhe se pajtimi, integrimi e ndërtimi i paqes nuk kanë alternativë në rajon.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare