Protesta në Serbi, mbështetësit e Vuçiq përplasin me makinë studentët

E publikuar: 13/12/2024 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket se pakënaqësitë ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë rritur gjatë kohëve të fundit.

Sipas mediave vendase, studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Studentët kanë mbajtur heshtje në shenjë nderimi për viktimat e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad. Por në vijim ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një automjet ka përplasur disa studentë teksa protestonin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë aksionit “Stop, Serbi”, në afërsi të tregut të Futoshkës. Pamjet i ka publikuar edhe nënkryetarja e partisë opozitare, “Liri dhe Drejtësi”, Marinika Tepiç, duke bërë të ditur identitetin e personit që drejtonte automjetin.

“Milan Todoroviç nga Novi Sadi është pronar i kësaj Porsche”, ka shkruar Tepiç në platformën e mediave sociale ‘X’.

Po ashtu disa prej protestuesve shihen duke u rrahur prej mbështetësve të Presidentit Vuçiq.

Klikoni këtu për VIDEO