Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka thënë se zhgënjimi më i madh i jetës së tij është Lulzim Basha.
Në emisionin “Opinion” tha se blindimi i selisë blu më 8 janar tejkaloi gjithçka dhe sipas tij lejoi veten të keqpërdorej.
“Zhgënjimi im më i madh në jetën time është Lulzim Brave, hajde pabesia. Po kur u fut në ato procese me brava dhe blinda.. por ky me disa qëndrime dhe disa sjellje tejkaloi çdo njeri që nuk mund t’i bënte kurrë. Ky është më i madhi, pa diskutim.
“Ai ishte normal ai njeri, nuk mund të them. Ai e lejoi veten të keqpërdorej në masë ekstreme. Lerë më mirë mos flas për të”, tha Berisha.