Rasti i 47-vjeçarit që vdiq pas aktit seksual, gjykata lë në burg gruan për prostitucion

E publikuar: 08/12/2024 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë i moshës 47-vjeçare, në Korçë, ditë më parë humbi jetën në veturë, teksa po kryente marrëdhënie seksuale, e për të cilin rast u arrestua një 37-vjeçare.

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 37-vjeçaren me akuzën e ushtrimit të prostitucionit, raporton Euronews.al.

Në dëshminë e saj, edhe para trupit gjykues, gruaja është shprehur se ka ofruar viktimës të telefonojë urgjencën e spitalit për të marre mjekim, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Sipas akuzës, 47-vjeçari ka vdekur brenda në automjetin e tij, në prezencë të 37-vjeçares, e cila nuk ka lajmëruar as policinë për ngjarjen e ndodhur, por është larguar drejt banesës së saj, aty ku është arrestuar pas gjetjes së shenjave të gishtërinjve brenda në automjet.