Episodi i shtatë i filmit “Fast and Furious” po vazhdon të jetë në krye të listës së filmave më të pëlqyer në SHBA.
‘Furious 7’ ka mbetur filmi me fitimet më të mëdha në kinematë amerikane në javën e katër të shfaqjes së tij, diçka që ka ndodhur vetëm para 3 vjetësh me filmin ‘The Hunger Games’.
Në SHBA, deri më tash ky film ka fituar 320.5 milionë dollarë.
Suksesi i këtij filmi megjithatë pritet të ndalet pasi të nis shfaqja e filmit ‘Avengers: The Age of Ultron’, i paraparë për javën e ardhshme.