Greqi/ Shqiptari vr*et gruan me ç*ekiç, trupin e pajetë e mban një javë në banesë – denoncon vet rastin në polici

E publikuar: 05/12/2024 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 39-vjeçar shqiptar në Greqi ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe më pas e ka fshehur trupin në papafingo.

Ka qenë vetë shqiptari i cili ka denoncuar në polici krimin. Ai ka rrëfyer se vrasjen e ka bërë para një jave në banesën e tyre në Amplelokipi dhe më pas e ka fshehur trupin.

Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijët ndodheshin në shkollë. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ndërsa sot 39-vjeçari ka denoncuar krimin.