28-vjeçarja në Suharekë tenton t’i jap fund jetës, dyshohet se dikush tentoi ta shtyt në vetë*vrasje

E publikuar: 01/12/2024 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast mjaft i rëndë dhe i frikshëm dyshohet se ka ndodhur dje në qytetin e Suharekës, ku një vajzë e moshës 28 vjeçare dyshohet se ka tentuar ti jap fund jetës.

Dyshohet se të njëjtës i është keqësuar gjendja shëndetësore për shkak se me qëllim ka pirë një detergjent të lëngshëm.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe se viktima është dërguar për trajtim në spital.

Sinjali mëson se viktima është trajtuar nga mjekët dhe më pas është liruar, ku pas lirimit nga emergjenca është intervistuar nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku thanë se nga deklarata e viktimës dhe dëshmitarëve nuk kanë hasur në asnjë provë që dëshmojnë se dikush e ka shtyr viktimën në tentim vetëvrasje.

“Nga deklarata e viktimës dhe dëshmitarëve deri më tani nuk ka mundur të gjendet ndonjë provë apo dyshim se dikush e ka shtyr viktimën në tentim vetvrasje. Rasti do të hetohet dhe do të mbyllet në konsultim me prokurorin pas përfundimit të hetimeve”, thanë nga Policia për Sinjalin.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast ” Shtytje në vetëvrasje “.