Këta janë disa nga të arrestuarit që u kapën me armatim në veri, ja çfarë gjeti policia në shtëpitë e tyre

E publikuar: 30/11/2024 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari terroriste. Si dhe është konfiskuara armatim në numër të konsiderueshëm.

Dy nga të dyshuarit që u kapën nga Policia e Kosovës janë Nenanja Galjak dhe Marko Vicentijevic.

Në shtëpinë e Galjak në Zubin Potok janë kapur disa pushka, mbi 100 fishekë, uniforma ushtarake, uniformë të policisë polake, radiolidhje, maskë, si dhe mbi 33 mije euro e qindra dinar.

Ndërsa në shtëpinë e Vicentijevic, janë konfiskuar armë dhe fishekë./Sinajli