Sulmi në kanalin e ujit në Zubin Potok, Vuçiq thërret konferencë për media nesër

E publikuar: 30/11/2024 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot gjatë ditës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka lidhje me sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, ndërsa tani paralajmëroi një konferencë për media, nesër në ora 11:00.

Ai përmes një shkrimi në Instagram njoftoi se do të flasë për shpërthimin në kanalin e ujit në Zubin Potok si dhe për veprimet e Policisë së Kosovës, ku sot kanë kryer bastisje në veri të vendit duke arrestuar 8 persona, e konfiskuar armatim e municion.

“Nesër në orën 11:00 do t’u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar, dhe do të shpjegoj saktësisht se kujt dhe pse i është dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçla kanë pasur nevojë të gënjejnë shumë dhe me nervozizëm. Gjithashtu, do të ngre pyetje të shumta për përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar dhe do të kërkoj përgjigje konkrete. Me gënjeshtra nuk do ta thyejnë Serbinë.” – shkroi Vuçiq.