Gjatë mbrëmjes së sotme, kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulmuar me një mjet shpërthyes.
Burimet e Indeksonline, kanë mësuar se në orët e para të mëngjesit pritet sanimi i problemit dhe do të rikthehet furnizimi me ujë.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku vërhet që ka filluar mënjëherë sanimi i kanalit të “Ibër Lepencit”.
Më poshtë mund të shihni videon.