Odat e Infermierëve të Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë për Ditën e Pavarësisë

E publikuar: 28/11/2024 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Odat e Infermierëve të Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë bashkë për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, dy Odat janë zotuar që Shqipëria dhe Kosova, krah për krah të “ndërtojnë ura bashkëpunimi për një të ardhme të drejtë dhe dinjitoze për çdo profesionist shëndetësor”.

“Me një vizion të përbashkët, angazhohemi për: Përmirësimin e kushteve të punës për infermierët. Promovimin e barazisë gjinore në sektorin shëndetësor. Tolerancën zero ndaj çdo forme dhune ndaj infermierëve. Zhvillimin e kapaciteteve për përdorimin e teknologjisë moderne në kujdesin shëndetësor. Ky bashkëpunim mes dy kombeve tona vë në pah vlerat e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj profesionit të infermierisë. Shqipëria dhe Kosova, krah për krah, ndërtojnë ura bashkëpunimi për një të ardhme të drejtë dhe dinjitoze për çdo profesionist shëndetësor”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.