Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së

E publikuar: 27/11/2024 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova është në hapin e duhur, sa i përket anëtarësimit në NATO.

Këtë proces, sipas Maqedoncit, po e pengojnë vendet mos njohëse.

‘’Për anëtarësimin në NATO ne jemi në hapin e duhur, kemi bërë gjitha hapat e nevojshëm. Pengesat dalin normalisht nga shtetet mos njohëse të cilat po hezitojnë ta mbështeisn Kosovën, por në këtë aspekt ne kemi mbështetjen e partnereve tanë kryesor, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar Gjermanisë dhe vendeve të tjera të NATO-së.’’ – tha Maqedonci në RTV21.