Qeveria ndan subvencion mbi 6 milion euro për KOSTT-in

E publikuar: 27/11/2024 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka ndarë subvencion në vlerë 6 milionë e 624 mijë e 701 euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Kjo me qëllim të mbulimit të obligimeve ndaj Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST) të Shqipërisë dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH).

Subvencioni mundëson sigurimin e rezervës sekondare nga Shqipëria, dhe rritjes së kapacitetit të saj nga 25MW në 40MW, në përputhje me rregullat dhe marrëveshjen e ENTSO-E-së, e cila është ripërtërirë në shtator 2024.

Kjo do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së furnizimit dhe bashkëpunimit me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë, gjë që është e rëndësishme teksa hyjmë në stinën e dimrit dhe kërkesa për energji elektrike rritet.