Tahiri thotë se mund të ndodh që AAK të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit

E publikuar: 26/11/2024 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se është i bindur që në zgjedhjet e 9 shkurtit, zgjedhjet do t’i fitojë opozita.

Madje, ai thotë se mund të ndodhë që AAK të dalë e para.

“Nuk duhet me U frikësu opozita, me caktu kritere se si do të qeveriset vendi sepse opozita do t’i fitojë zgjedhjet. E them me përgjegjësinë më të madhe që PDK, LDK, AAK do të jenë fitues të zgjedhjeve. Unë po marr referencë radhitjen aktuale të numrave, radhitjen e deputetëve dhe tash nuk i dihet, bën vaki që ne dalim të parët”, tha Tahiri.

Ai tha se këto tri parti politike do të fitojnë rreth 60 për qind.

“Këto të trija do të shkojnë rreth 60 për qind, jam i bindur. Çka ish dashtë me ba, është që popullit të Kosovës me ia dhënë do kritere, një votë më shumë kush është, ai lë të bëhet kryeministër”, tha Tahiri.