Fraksionet brena LDK-së, domosdoshmëri për ndryshime?

26.04.2015 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fraksionet brena LDK-së, domosdoshmëri për ndryshime?

Një ndër partitë më të vjetra në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hyrë në një krizë të brendshme politike kohëve të fundit. Situata e rënduar nëpër degët e saj, dhe organizimi i procesit zgjedhor të brendshëm, në Obiliq ka krijuar një situatë përçarëse dhe të ftohtë, transmeton Indeksonline.

Kuvendi Zgjedhor që do të duhej të mbahej sot në degën e LDK-së në Obiliq është anuluar nga kryetari i tanishëm, Mehmet Krasniqi. Kështu është marrë vendim në një mbledhje të Kryesisë së Degës së Obiliqit të mbajtur mbrëmë deri në orët e vona të natës, ku morën pjesë edhe të deleguarit nga Kryesia Qendrore, Arsim Janova, Salih Morina dhe Naser Osmani.

Sipas informatave që janë publikuar sot, mësohet se ky takim është mbajtur nën tension dhe fjalor të ashpër mes anëtarëve të LDK-së.

Fraksionet në LDK nuk janë një gjë e re për opinionin kosovar. Që prej vdekjes së Presidentit Rugova, LDK ka humbur unitetin dhe konsolidimin e brendshëm partiak. Menjëhere pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, LDK ishte ndarë në dy taborë me dhunë dhe skandal, ku primatin e të parit e mori ish-Presidenti dhe ish-Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Fraksione të reja u paraqitën me ardhjen e Isa Mustafës, Kryeministrit aktual të Kosovës, në pozitën e të parit të LDK-së, me ç’rast Fatmir Sejdiu u distancua nga kryesia e re.

Së fundmi, rikthimi i Astrit Haraçisë ka zgjuar reagime të reja poashtu. Ai e mundi Teuta Sahatqinë në garën e brendshme partiake për të deleguarin në Kuvendin Zgjedhor të partisë në Gjakovë me 53 vota epërsi. Disa anëtarë të LDK-së kanë shprehur dyshimin e tyre mbi këtë rezultat zgjedhor brenda-partiak, por Kryetari i LDK-së në Gjakovë, Bekim Bytyçi e ka mohuar këtë gjë.

LDK duket se ka ardhur në një gjendje kritike ku ndryshimet janë të domosdoshme. Isa Mustafa, kryetari i tanishëm duket se do të përballet shumë shpejt me kandidatë të ri për të parin e LDK-së. Në diskursin mediatik, në masë të madhe janë përfolur si kandidatë të mundshëm Vjosa Osmani dhe ish-kryetari, Fatmir Sejdiu, por asgjë zyrtare nuk është konfirmuar ende.

Indeksonline tentoi të marrë deklarata nga përfaqësues të LDK-së për zhvillimet e fundit në këtë parti, por tentativat ishin të kota. Shumica nga zyrtarët e lartë të LDK-së nuk iu përgjigjën thirrjeve, ndërkaq Arben Gashi, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së tha se nuk ka ndonjë koment për këtë situatë. /Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare