Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë

E publikuar: 25/11/2024 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë.

Mes shumë duartrokitjeve ai mori titullin “Doctor Honoris Causa”, i cili jepet për individë që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në fusha të caktuara, dhe që njihen për kontributet e tyre të rëndësishme, njofton Klankosova.tv.

Hoxhaj u shpreh falënderues për këtë nderim, që u mbajt në Kolegjin “Qiriazi” në kryeqytetin shqiptar.