Konjufca e pret nesër në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut

E publikuar: 24/11/2024 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvedit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër do ta pres në takim kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës pritja ceremonial do të jetë në ora 09:15, ndërkaq takimi bilateral në 09:45.

Përndryshe, Qeveria e Kosovë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur mbledhje të përbashkët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk e ka asnjë problem me Maqedonnë e Veriut.

Ndërkaq, opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut thotë se pushteti i ri atje ka përpjekje për t’i minizuar të drejtat e shqiptarëve.