Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma – Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E30, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se koalicioni përbëhet nga figura të dëshmuara që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e lavdishme të Kosovës, dhe është opsioni i vetëm ta bërë realitet një Kosovë Fituese, ëndërr e shumë gjeneratave.
Duke folur në Konventën e Nismës Socialdemokratike, Haradinaj tha ky koalicion garanton anëtarësimin e vendit në NATO.
“Anëtarësimi në NATO, anëtarësimi direkt përmes planit aksional, e bën kthesën e madhe, jo vetëm të sigurisë, por edhe ekonomike dhe në të gjitha drejtimet e tjera të jetës. Ju sigurojmë që do ta bëjmë realitet. Jo veç me e thënë, po kemi me e bë”, tha Haradinaj.
“Kryetar, Fatmir, po më doket era fitore po vjen”, u shpreh Haradinaj.