94 % më pak azilkërkues në Gjermani

26.04.2015 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
94 % më pak azilkërkues në Gjermani

Numri i kosovarëve që kërkojnë azil në Gjermani ka rënë për 94 përqind në dy muajt e fundit, njoftojnë autoritetet e emigracionit në Gjermani.

DW shkruan se përgjatë muajit shkurt, Gjermania pranonte 1500 kërkesa për azil në ditë nga qytetarët kosovarë.

Sidoqoftë, numri i azil-kërkuesve ra në njëqind kërkesa në ditë në muajin prill, thotë kreu i zyrës për emigracion në Gjermani, Manfred Shmidt për një të përditshme gjermane.

“Njerëzit kanë nisur ta kuptojnë se sistemi i azilit në Gjermani nuk është zgjidhje e problemeve ekonomike që ata kanë në Kosovë”, ka thënë Schmidt.

Numri i azil-kërkuesve ka rënë shpejt në suaza normale, kur kihet parasysh një numër prej 11.700 kërkesave për azil vetëm gjatë muajit mars, gjë që e vendosi Ballkanin në vend të parë për numrin e azil-kërkuesve në Gjermani, duke udhëhequr para Irakut dhe Sirisë.

DW shkruan se një valë të tillë të imigrimit ilegal në përmasa masive besohet ta ketë si shtysë gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë.

Kosova është në mesin e vendeve më të varfëra në Evropë, me një shifër të të papunëve prej 45 përqind të popullatës aktuale. Megjithatë, azili politik në Gjermani është i destinuar vetëm për njerëz që vijnë nga vende që janë të kërcënuar me jetë në vendet ku ata jetojnë. Rasti i imigrantëve kosovarë nuk plotëson kushtet e azilit politik, kështu që autoritetet gjermane nuk kanë aprovuar më shumë 0.2 përqind të kërkesave të azil-kërkuesve kosovarë, raporton DW.

Për t’u përballur më lehtë me numrin e madh të emigrantëve kosovarë në Gjermani, qeveria gjermane ka ndërtuar një platformë ligjore që procedurën në vetëm dy javë përgjigjen ndaj emigrantëve në Gjermani. Në këtë mënyrë azil-kërkuesit do të mund të kenë në dorën e tyre përgjigjen më shpejtë dhe më sakte, duke mos iu lënë hapësirë qëndrimi në shtetin gjerman.

Aplikimi i kësaj procedure ka quar në tkurrje të numrit të azil-kërkuesve që tashmë janë në Gjermani, dhe atyre që pretendojnë të hyjnë ilegalisht në këtë shtet, thotë Schmidt.

Ai shton se arsye tjetër pse numri i emigrantëve ka rënë në mënyrë kaq drastike, janë disa kampanja mediale që Qeveria e Kosovës ka sponsorizuari për të informuar qytetarët me procedurat e azilit në Gjermani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas