45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kaq është vlera e tenderit që u finalizua të martën, 19 nëntor.
Sipas dokumentit të publikuar në E-Prokurimi, kompania fituese del të jetë “Beni Dona”.
Vlera fillestare e tenderit ishte 50 mijë euro, derisa vlera më e lartë ishte 69 mijë e 650 euro.
“AK i MM, ka për qëllim që të lidh një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me pemë për nevojat e FSK-së. Realizimi i kontrates duhet të bëhet sipas specifikimit teknik të kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Qëllim i relazimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-së.” – thuhet mes tjerash në kontratën e publikuar.
Ndryshe çështja e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Kosovës ishte ndër temat më të përfolura kohëve të fundit.