Refuzimi i grantit për Gratë e Krushës, Peci: Nuk mundem me i thanë Fahrijes po të ndihmojë është shkelje e ligjit

E publikuar: 20/11/2024 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në”Click” të RTV21 është deklaruar lidhur me refuzimin e grantit për gratë e Krushës, teksa ka mohuar ndikimin e tij në procesin e vlerësimit për fitimin e granteve.

”Ministri nuk jep grant, për shkak se komisioni edhe sipas drejtorit bashkë me kryeshefin ata po deklarojnë që koperativa Krusha ka aplikuar në vitin 2015 është shpallur fituese. Në vitin 2019 kanë aplikuar prap s’kanë qenë përiftuese nuk i kanë plotesu kriteret”, tha Peci.

Ndër tjera, Peci shtoi se gratë e Krushës sipas Komisionit nuk i kanë përmbushur kriteret.

Peci tutje ka shtuar se nuk ”mundem me i thonë Fahries hajde të ndihmojë me perpilu grantin sepse është shkelje ligjore’”Kam shku i kam vizitu dy ose tre herë Fahrie Hotin kam marrë sygjerime se çfarë mundem me i përkrahë ka thënë se njëra prej produkteve që kanë mungon, kemi ndihmuar në kuptimin që e kemi vizitu kam marrë sygjerime prej tyre, çdo toke e punuar prej korrepertives marrin subvenisone, në çështjen e granteve është projekti nuk mundem me i thane Fahrijes hajde të ndihmojë për me perpilu grantin sepse është shkelje ligjore”, tha Peci..Ai gjithashtu ka shtuar se ”Unë vazhdimisht po kërkojë, thirrje publike nëse dikush ka informacon se dikush prej antarëve të komisonit e paska pi duhanin tinxa dera e Ministrisë është e hapur e pres dhe e kisha prit me kënaqësin më të madhe nëse dikush ma ofron faktin më të vogël unë bashkë me të dore për dore në Prokurori”.

Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se me deputetën e VV-së, Fitore Pacollin ka raport zyrtar.

E lidhur me akuzat se vëllai i Fitores ka qenë përfitues i një granti nga ministria e Bujqësisë në vlerë rreth 100 mijë euro, tha se atë askush se ka njohur.