Haliti: Për fajet e Kurtit jemi nën sanksione, nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve

E publikuar: 19/11/2024 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryesuesi i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka fajësuar kryeministrin Kurti për futjen e vendit nën masat e BE-së të cilat vazhdojnë të jenë në fuqi që nga qershori i vitit të  kaluar.

Haliti tha për rtv21 se këto masa nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit derisa shtoi se nuk pret ndryshim të qasjes së BE-së me emërimet e reja në krye të institucioneve atje.

“Për fajet e Qeverisë se Kosovës konkretisht, Albin Kurtit Kosova është në sanksione. Kosova ka humbur  shumë projekte që kanë mbete pa u ekzekutuar në komuna të ndryshme për të cilat ka dhënë donacione BE-ja…prandaj nuk presim ndryshim të qasjes  ndaj Kosovës por pres nga të emëruarit e ri në BE një përforcim të angazhimit krahasuar me Borrellin….Problemi i  politikave a ndryshojnë apo jo s’besoj që ndryshojnë por  do jenë shumë më agresive në drejtim të politikave që duhet bërë Kosova. Nuk pres heqje të masave ka qasje pozitive nga shtete e veçanta por sa e di BE-ja  s’do t’i heq masat para se të kryhen zgjedhjet në Kosovë. Pas zgjedhjeve do shihen formacionet politike në Kosovë  mënyra si do t’i qasemi marrëveshjes së Brukselit dhe pastaj mund të filloj procesi i  heqjes së masave”, tha Haliti