Projektligji për “Parandalimin dhe luftimin e dhunës në sport” i mirëseardhur – Federatat skeptik për implementimin e tij

E publikuar: 19/11/2024 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projektligji për “Parandalimin dhe luftimin e dhunës në sport”, ishte temë diskutimi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione me Federatat Sportive në Kosovë.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin disa federata sportive, ndërsa partia në pushtet adresoi kritika për mungesën e federatave tjera.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Rinor Hoxha ka deklaruar se ka mangësi në procesin ligjor të rasteve të dhunës, andaj ka thënë se është propozuar projektligji për heqjen e dukurive negative në sport.

“Sa i përket bazës ligjore në aspektin e trajtimit administrativë kemi mangësi me procesin ligjor dhe është krijuar projektligji për të luftuar dukuritë negative në sport. Me projektligjin që është propozuar në Kuvend zhvillohet në heqjen e dukurive negative në sport, sidomos në rangje më të ulëta shpesh eskalon situata kurse ky projektligj adreson dhunën ndaj sportistëve, pavarësisht a ndodh gjatë procesit të lojës. Në bazë të analizave kemi parë që kjo dukuri është e shprehur në Kosovë andaj ky projektligj i adreson këto. Masat që i parasheh projektligji të miratohet një strategji dhe sanksionimet e dukurive në sport. Federatat kanë një autonomi sportive andaj duhet të kemi mekanizma për të raportuar çdo rast të dhunës. Ka raste të dhunës që konsiderohet neglizhencë, është e rëndësishme specializimi dhe duhet të ketë më shumë dënime qoftë nga federatat. Nëse ndodh dhuna mund të drejtohet tek Federata”, ka thënë Hoxha.

Latif Demolli nga Federata e Boksit të Kosovës, ka thënë se dënimet në këtë sport janë të rënda, ndërsa për disa raste përmend edhe përjashtimet nga ky sport.

“Boksin e kanë marrë sikur sport i ashpër por është e kundërta nuk kemi pasur asnjëherë probleme. Pas humbjes së meçit pa pasur nxitje por ne kemi rregullore të ashpra vetëm me një fyerje përjashtohesh për një vit. Kurse nëse ka shuplakë automatikisht largohet përgjithmonë nga lëmia jonë. Sporti nuk e parashohim ne të përzihet me politikë kush është më i miri fiton, ne kemi rregulloren e definuar mirë që të mos ketë asnjë incident. Dënimi për neve është shumë i lehtë për rastin, nëse vetëm fyen është një vjet përjashtimi dënimi është shumë i ulët”, ka thënë Demolli.

E anëtarja e Komisionit, Arjeta Fejza ka shprehur keqardhjen për mos prezencën e federatave të tjera në këtë diskutim.

Sipas saj, kjo temë është shumë e rëndësishme dhe duhet ligji për trajtimin e rasteve të dhunës.

“Kjo temë është e rëndësishme çdo kohë dhe mos pjesëmarrja e federatave të tjera është për keqardhje. Nga përvoja jonë zakonisht kur kompetencat nuk kanë qenë të definuar ka pasur zvarritje. Ne si komision në kohën kur kemi një ligj në trajtim i cili saktëson raportet e dhunës”, ka thënë Fejza.