Qepa është bimë e pasur me komponentët që përmbajnë squfur, të cilat janë përgjegjëse për erën e saj dhe janë shumë të mira për ruajtjen e shëndetit. Qepa e kuqe është një perime e cila ka një sërë përfitimesh për organizmin tonë.
Disa ndër to janë;
E mirë për sistemin kardiovaskular
Komponentët e squfurit pengojnë koagulimin dhe formimin e copëzave të trombociteve. Këta komponentë sulfurikë, përveç se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, gjithashtu përmirësojnë funksionimin e membranës qelizore të rruazave të kuqe të gjakut. Qepët mund të parandalojnë disa sëmundje të zemrës, të cilat kohën e fundit janë shumë të shpeshta.
E mirë për kockat
Studimet kanë treguar se qepa e kuqe mund të ndihmojë në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të jetë e dobishme për gratë gjatë menopauzës, pasi ato humbasin densitetin e kockave. Gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë, me konsumimin e përditshëm të qepës së kuqe, do të zvogëlojnë rrezikun e frakturave të ndryshme.
Mbron nga kanceri
Është dëshmuar se qepa e kuqe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si disa lloje kanceresh edhe kur konsumohet në mënyrë të moderuar. Qepa zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të vezoreve. Konsumoni më shumë qepë, në qoftë se doni të mbroni veten në aspektin shëndetësor.
Përfitimet e tjera nga qepa e kuqe
Qepa ka potencialin për të përmirësuar bilancin e sheqerit në gjak dhe për të parandaluar infeksionet bakteriale. Përveç squfurit edhe përbërësi flavonoid quercetin, i cila gjendet në qepën e kuqe, ka veti antibakteriale. Qepa e cila qëndron gjatë e copëtuar apo ekspozohet në temperaturë të lartë për më shumë se 10 minuta, humb efektet e saj medicinale.
Siç mund të shihni qepa ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë por duhet të kemi parasysh se ajo gjithashtu është një perime e cila ka një ndikim pozitiv dhe rëndëisi në shëndetin tonë.