Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar sot me banorë të Drenicës, ku palestra ‘Ilaz Kodra’ ishte e mbushur me simpatizant të kësaj partie.
Hamza e ka falënderuar Drenicën për këtë pritje duke shtuar se ka ndjerë entuziazmin, shpresën dhe besimin e pathyeshëm se Kosova mundet më mirë.
“Energjia e secilit është frymëzuese dhe kurrë nuk do të dorëzohemi në përpjekjen për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendin tonë.
Duke ndjerë trashëgiminë e liderëve tanë që hapën rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, ne do të udhëheqim me dinjitet, vizion dhe krenari për ta zhvilluar Kosovën”, shkroi Hamza në Facebook.