Valon Syla thotë se Kurtit kanë me i dalë video e skandale të reja

E publikuar: 13/11/2024 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas analistit Valon Syla, kryeministri Kurti dëshiron me përçu mesazhin që është “përfaqësues i popullit e mos e dëgjoni askënd tjetër”.

Por, Syla paralajmëron se kryeministrit do t’i dalin video e skandale të njerëzve të tij.

“Kan me i dalë sene të reja, skandale të reja, video tylifare kanë më i dalë. Video të skandaleve të njerëzve të tij kanë mi dalë edhe lajme e aktakuza. Dje Rizvanolli ke në prokurori”, tha Syla në Pressing.

“Kanë me ju publiku video”, tha Syla.

“Ky duhet mi diskreditu diqysh me thanë krejt këta po rrejnë veç unë e Liburni, Nagip Krasniqi, edhe Martin Berishaj nuk rrejna”, tha Syla.