Valon Syla ka komentuar fjalimin e kryetarës së Listës Guxo, Donika Gërvalla, e bërë një muaj më parë, e cila gjatë fjalimit iu drejtua edhe ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Syla thotë se partia Guxo e përmend Rugovën vetëm në kohën e zgjedhjeve.
“Kjo as në listën Guxo nuk është dmth, se jon shkri në VV krejt. Një parti e cila Ibrahim Rugovën e përmend vetëm për zgjedhje. Kjo kallxon për dëshprimin e tyre politik, hala mendojnë, pa Vjosa Osmanin tash natyrisht, që qajo që ua ka fitu zgjedhjet në fillim, do të ju ndihmojë prapë. Ajo fiugra Osmani-Kurti, që ka mjaftu një flamur të Dardanisë me qit para Albin Kurtit e ka kriju qat daljen e madhe të votuesve të LDK’së në VV.
Nëse i kanë besu Vjosa Osmani jo domosdoshmërisht i besojnë Gërvallës dhe Albinit pas 5 vjetëve. N’daq foli Rugovës për së gjalli, n’daq për së vdekuri, kjo ka përfundu më 14 shkurt”, tha ai në T7.