Detaje të reja nga vrasja në Klinë, një person tjetër është në gjendje të rëndë dhe një i dyshuar është arrestuar

E publikuar: 13/11/2024 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në një lokal në sheshin qendror të Klinës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash.

Ndërsa bëhet e ditur se një person tjetër është në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Kështu ka bërë të ditur për Paparacin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka shtuar se një i dyshuar për këtë vrasje, tanimë është prangosur.

“Një person është në gjendje të rëndë, fillimisht është trajtuar në QKMF në Klinë e më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Kurse, një i dyshuar për vrasjen është arrestuar”, ka thënë Gashi.