Limaj prezanton ish-gazetarin Veli Bytyqi si kandidat për deputet

E publikuar: 13/11/2024 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se kandidat në listën e koalicionit me AAK-në do të jetë edhe Veli Bytyqi, i cili për një kohë të gjatë ka punuar si gazetar dhe publicist.

Limaj ka thënë se aktivizimi i tij në çështje të hershme politike, dëshmon angazhimin e pandërprerë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e shtetit ligjor nga ana e Bytyqit.

“Veli Bytyqi është një personalitet me një karrierë të gjatë si gazetar, publicist dhe aktivist në çështje të rëndësishme politike. Nga përgatitja akademike është master në shkencat e komunikimit masiv- gazetari. Ishte gazetar shumëvjeçar në të përditshmen “Rilindja” dhe “Bujku”, redaktor e zv.kryeredaktor si dhe kryeredaktor i kësaj gazete për shume vite”, ka shkruar Limaj.