Haziri: Qeveria ka marrëdhënie të kufizuar me SHBA-të

E publikuar: 05/11/2024 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LutfiHaziri

LutfiHaziri

Nënkryetari i LDK-s, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrëdhënie të kufizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka përmendur se Serbia që nga vitet e 90-ta ka pasur marrëdhënie të kushtëzuara me SHBA-të dhe vendet e tjera të perëndimit, por se Kosova nuk është e mësuar me marrëdhënie të kufizuara sepse ”kurrë s’ka pasur kësi marrëdhënie”.

”Ne kemi pasur marrëdhënie mirëbesimi dhe atë marrëdhënie i kemi ruajtur”, ka thënë Haziri.

Haziri: Kosova prioritet i ultë i kandidatëve për të parin e SHBA-ve

Haziri gjithashtu ka thënë se nga dy kandidatët amerikan për president, Kosova është prioritet i ulët.

Nënkryetari i LDK-së tutje ka thënë se qeveritë e Kosovës nuk kanë ra për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme por për mos quarje përpara të kërkesave amerikane.

‘’Nuk kanë ra qeveritë e Kosovës prej vitit 2009 deri në fund për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike, por kanë ra për shkak të mos shtyrjes së agjendës me partnerët ndërkombëtarë… s’po bien më se nuk je prioritet, nuk ka këtu të bëjë me zotësi brenda, por nuk je në agjendë’’, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se prezenca amerikane në Kosovë është tri paleshe.

‘’Qe 25 vjet te na amerikanët janë me ushtri, me nivel diplomatik bajagi të zhvillum dhe me agjencion financiar. Edhe më tutje mbështetja amerikane për Kosovën vazhdon me qenë 600 milion dollarë që për kokë banori është dy herë apo tri më e madhe se sa në Serbi, pesë herë ndoshta… por a jena na duke e ruajt. Tash po flitet se ardhja e presidentit Trump mund me rishiku prezencën ushtarake në Evropë që përfshin edhe prezencën në Kosovë.’’