Beatrix Ramosaj: Askush nuk ma pa zogun, kisha të brendshme (Video)

E publikuar: 25/04/2015 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditët e fundit në media ka qarkulluar një foto e këngëtares gjatë performancës së saj në “Top Fest”. Ai që bie në sy në performancën e saj është fustani i kuq tejet ekstravagant.

Është përfolur shumë guximi i Beatrix, duke thënë se poshtë fustanit ajo ishte pa të brendshme. Fotoja ka bërë shpejt xhiron në rrjetet sociale, madje të shumtë kanë qenë ata që e kanë paralelizuar me ‘zogun’ e Tunës këtë episode. Megjithatë, vetë këngëtarja ka pasur një reagim sa i përket kësaj çështjeje.

E kontaktuar nga “Bluetooth”, Beatrix është shprehur se gjithë çka është shkruar nuk është reale.

“Nuk është e vërtetë që isha pa të brendshme. Nëse e shikoni me kujdes, do ta kuptoni që poshtë kam pasur të brendshme. Natyrisht që, ai lloj fustani kërkon një model ndryshe të brendshmesh, ndaj edhe ka ndodhur gjithë kjo zhurmë”, është shprehur këngëtarja.

Nga ana tjetër, ajo na premton se po aq sensuale dhe provokuese do të vijë edhe në finalen e këtij festivali, por gjithnjë brenda normave.

beatrix1

beatrix2