Mashkulli pa penis është rrëfyer duke thënë se po jeton një gënjeshtër.
Andreë Ëardle është rrëfyer në një emision për sekretin e madh të jetës së tij.
Ai madje ka një të dashur prej shumë vitesh të quajtur Fedra.
“Kam 40 vjet që e mbaj këtë sekret dhe ka ardhur koha që të gjithë ta dinë. Unë kam lindur pa penis”, tha Andreë.
40-vjeçari tha se ka pasur shumë lidhje dhe reagimet e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet.
“Disa femra më kanë kuptuar dhe kanë qenë shumë të dashura me mua, por ka pasur edhe nga ato që më kanë gjuajtur në fytyrë me grusht. Si mund t’u them që në takimin e parë që s’kam penis?!”, tha ai.
Tashmë ai po shpreson që të kryejë një operacion për vendosjen e një penisi.
Andreë ka lindur me testikuj por i mungonte penisi dhe nëse operacioni shkon mirë ai do të bëhet për herë të parë në jetën e tij një mashkull me të gjitha “pajisjet”.