Benet Beci zyrtarisht nën hetim nga SPAK

E publikuar: 05/11/2024 08:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Ai dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Të premten Beci u paraqit në SPAK ku dha deklarimet e tij, ndërsa nuk dha asnjë koment për gazetarët.