PDK-ja kërkon shkarkimin e bordit të RTK-së

E publikuar: 04/11/2024 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
ElizaHoxha

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, në seancën e sapo nisur ka thënë se si deputet të grupit parlamentar të kësaj partie, si propozues të këtij debati, kërkojnë shkarkimin e anëtareve dhe bordit të RTK-së të cilët, sipas saj, mbajnë përgjegjësin kryesore për nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet, raporton Ekonomia Online.

“RTK dështoj që të ju qëndroj besnik parimeve themelore të gazetarisë dhe ligjshmërisë. Lajmet e rreme në RTK që citojnë një medium boshnjak e që ka mundur të shkruhet edhe në zyrat e VV-së në Prishtinë përbëjnë cenim direkt të gazetareve dhe mediave. Si deputet të PDK-së propozues të këtij debati, këtij mocionin kërkojmë shkarkimin e anëtareve dhe bordit të RTK-së të cilët mbajnë përgjegjësinë kryesore për nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet duke u bërë zëri i propagandës së tyre që i shërben agjendave politike kundër kundërshtareve politik apo atyre mediatik”, tha Hoxha.

RTK-ja sipas saj duhet të orientohet te programet e saj me të mira, te zhvillimi i përgjithshëm, ashtu siç specifikohen parimet e saj me ligji. “Një bord që nuk e ka kryer punën e tij primare funksionin për çka është zgjedhur në Kuvend dhe njëkohësisht ka kohë të merret me gazetar dhe media të tjera të pavarura, nuk duhet  dhe nuk guxon të qëndroj aty më”, ka thënë ajo./EO/