Gruda: Në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të Deharit, LVV-ja paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu

E publikuar: 03/11/2024 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, në përvjetorin e tetë të vdekjes së Astrit Deharit, Vetëvendosje duhet të punojë për zbardhjen e rastit të tij.

Kometi i tij erdhi pasi Vetëvendosje ka paraparë disa aktivitetet më këtë përvjetor, ndër to edhe turne shahu dhe ping-pongu.

“Pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e ti dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në përvjetorin e 8-të të vdekjes së Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, në vend që të punojë për zbardhjen e rastit të ti, paska organizuar turne shahu dhe ping-pongu.

Pas katër vitesh në pushtet, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për të ndriçuar këtë rast, por përkundrazi, kanë zhdukur mostrat e ti dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.

E kam thënë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie dhe disa herë të tjera: ata nuk duan të zbardhin rastin Dehari, sepse vetëm të pazbardhur mund të vazhdojnë ta përdorin politikisht.