Rama mbikëqyr punimet për ndërtimin e rrugës “A”, kërkon intensifikim të tyre: Do të reduktojë kolonat

E publikuar: 02/11/2024 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbikëqyrur nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e rrugës “A”.

Rama ka thënë se ka kërkuar që të intensifikohen punimet, duke thënë se kjo është arterie kyçe që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe reduktojë kolonat në kryeqytet, raporton Express.

Ai e cilësoi këtë si projektin më të madh në historinë e kryeqytetit deri më tani.

“Kemi kërkuar që të intensifikohen punimet në rrugës “Jim Xhema” , një arterie kyçe që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe të reduktojë kolonat në kryeqytet. Vizitova punishten për të parë nga afër dinamiken e punimeve. Ky projekt, së bashku me projektet tjera që po i zhvillojmë, dëshmon përkushtimin tonë për t’i rikthyer qytetit qasjen dhe funksionalitetin e duhur”, ka shkruar Rama.