Zyrtari i Hamasit, Abu Zuhri tha se grupi synonte të “ndalonte luftën e shfarosjes”, kundër popullit të Gazës, dhe për këtë arsye nuk do të pranonte asgjë përveç një armëpushimi të përhershëm.
Ai tha se Hamasi beson se Izraeli nuk dëshiron një marrëveshje armëpushimi, por po kërkon t’i kthejë robërit në shtëpi pa një fund të luftës, të cilën grupi e refuzon, raporton Aljazeera.
Abu Zuhri shtoi se ShBA-të nuk ishin të interesuara për një marrëveshje reale.