Rikthehet Grabovci, PDK-ja e Pejës e propozon për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit

E publikuar: 01/11/2024 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti Adem Grabovci i është rikthyer skenës politike.

Ai ka njoftuar se nga dega e PDK-së në Pejë është propozuar për deputet.

Grabovci në njoftimin e tij ka shkruar: Është koha që Dielli të lind përsëri!

“Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit. Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë. Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!”

Grabovci në zgjedhjet e 2019 nuk ishte futur nga PDK, në listën për deputet, shkak ishte e aktakuza në rastin “Pronto”.