Paraburgoset polici që puthi në buzë vajzën minorene të balldëskës

E publikuar: 31/10/2024 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

As si polic nuk e mbrojti, e as nuk e trajtoi si familjare.

Madje zyrtari i rendit në Pejë, nuk hezitoi as ta puthte vajzën e balldëskës, sa ajo ishte e mitur.

Bile rastin e parë nga dosja e Prokurorisë Themelore, të siguruar nga televizioni Klan Kosova, atëherë minorenja rrëfen ta ketë përjetuar kur ishte në klasën e 9-të.

Madje thuhet që polici edhe e përcolli të bijën e baxhanakut duke i kërkuar takime për kafe jashtë qytetit të Pejës. Për këtë, siç merr vesh Klani, provë ka edhe incizime.

Dëshmi të tjera nga prokuroria po thonë se ka të mjaftueshme.

Prokurores iu aprovua kërkesa, e i dyshuari i arrestuar ditë më parë do qëndrojë në paraburgim 1 muaj.

Vajza, pak ditë pasi kaloi në moshë madhore, e raportoi veprën derisa vonesën e arsyetoi me frikën mund ta dëmtojë tezën e saj.

Zyrtari policor, tash duke u hetuar për ngacmim seksual, është suspenduar menjëherë nga puna.