Scardian j.s.c. është kompani e sigurimeve, me seli në Prishtinë dhe me një ekip profesional me eksperiencë shumëvjeçare në industrinë e sigurimeve.
Ofrojmë shërbime të ndryshme të sigurimit, dhe këtë e bëjmë në mënyrë të besueshme, bashkëkohore dhe me vëmendje të veçantë ndaj klientëve.
Jemi duke zgjeruar ekipin tonë, prandaj nëse i përshtateni kësaj mënyre të punës, dhe jeni të interesuar të krijoni karrierë në këtë industri, ju ftojmë të aplikoni për pozitën:
Agjent i Sigurimeve
(në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë)
Detyrat dhe përgjegjësitë e agjentëve të sigurimeve:
* Promocion dhe shitje të produkteve të sigurimeve,
* Bënë vizitat klientëve
* Ofron këshilla profesionale klientëve drejtë përzgjedhjës së produkteve në sigurime,
* Ofron këshilla në kompletimin e dokumentacionit për kontraktimin e produktit/policës së sigurimit,
* Krijon marrëveshje dhe kontrakton polica sigurimi,
* Përfaqëson Kompaninë në mënyrë të matur dhe efikase.
Kualifikimi dhe përvoja:
* Të ketë së paku Diplomë të Shkollës së Mesme,
* Të ketë imazh profesional, etik dhe sjellje të mirë,
* Të ketë aftësi të mira të komunikimit,
* Të ketë aftësi të punës ekipore,
* Njohja e punës në kompjuter,
* Provimi i dhënë për vozitës, kategoria B.
Kandidatët e zgjedhur do t’i nënshtrohen trajnimit intenziv dhe testit para fillimit të punës në terren.
Mënyra e konkurimit:
Çdo kandidat mund të dorëzojë CV e tij/saj në: E-mail: [email protected];
Shpallja është e hapur deri më datën 15.05.2015
Vetëm kandidatët potencial do të kontaktohen.
Artikull i sponsorizuar