Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është pritur me ceremoni të lartë ushtarake nga Gjeneralbrigade Ali Mohammed Al Fadala, në Akademinë Ushtarake Ahmet Bin Mohammed.
Maqedonci ka thënë se nga Gjeneralbrigade Al Fadala dhe stafi i Akademisë u njoftua rreth programit ushtarak dhe akademik si dhe vizituam ambientet trajnuese në Akademinë ushtarake të Katarit.
“Gjatë vizitës dhe takimeve që kisha na u konfirmua mundësia për të dërguar kadetë të cilët do të ndjekin programin edukativ ushtarak në këtë akademi dhe Shteti i Katarit mbulon të gjitha shpenzimet. Në Akademinë Ushtarake Ahmet Bin Mohammed ndjekin programin mbi një 1000 kadetë nga Katari dhe vendet e rajonit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.