Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ka marrë mbështetje të fuqishme gjatë një tubimi në Ferizaj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza shkruan se Kosova duhet të ecë përpara.
“Mbështetje e fuqishme në Ferizaj. Kosova ka gra e burra që janë të zotë për ta zhvilluar vendin. Ka të rinj të përgatitur që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi. Nuk guxojmë të ndalemi. Kosova duhet të ecë përpara”, ka shkruar kandidati për kryeministër.