Vëllezërit Gëzim e Faik Gashi janë arrestuar në Prishtinë, si të dyshuar për plantacionin me drogë në Klinë, që u zbulua gjatë muajit gusht të këtij viti.
Pamje nga ky aksion ka siguruar Gazeta Express, teksa arrestimi i të dyshuarve vije edhe pas kërcënimit që i kanë bërë prokurorit Ersan Qavolli.
Njësiti i Antidrogës në Pejë ka arritur të realizojë aksione të suksesshme kundër drogës në zonën e Dukagjinit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë.