Deputët kosovarë dhe serbë diskutojnë për normalizim marrëdhëniesh

E publikuar: 25/04/2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Beograd po qëndrojnë 14 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët së bashku me homologët e tyre nga Parlamenti i Serbisë do të diskutojnë rreth normalizimit të raportove në mes të dy shteteve.

Deputetët e të dy vendeve do të diskutojnë për rolin që e kanë ata në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel si dhe kontrollit më efikas të qeverive nga parlamentet respektive të të dy vendeve.

Debati është i organizuar nga OJQ amerikane, “Council for Inclusive Governance”.