Kryeministri Albin Kurti, 3 muaj para zgjedhjeve, vendosi që t’i rris pagat për 55 euro në muajin janar.
Kurti që dikur kritikonte ata që i rrisin pagat në prag të zgjedhjeve, tash duket se ka ndryshuar mendje dhe ky veprim për përfitime elektorale po i duket i duhuri, shkruan periskopi.
Por, nga kjo rritje e pagave do të përfitojë edhe vetë kryeministri Kurti. Nga 1870 euro sa e kishte pagën, nga janari atij do t’i bëhet 1980 euro.
Presidentja Osmani nga 1980 euro sa e kishte pagën, nga janari do ta ketë 2090 euro.
Deputetët dhe ministrat do të kenë rritje nga 1804 euro në 1914 euro.